Filozofia e Punës

Dr. Kreshnik Çota përqendrohet në një qasje të kujdesshme dhe mini-invasive ndaj shëndetit oral. Esenca e kësaj filozofie pune është ruajtja maksimale e dhëmbit natyral duke minimizuar ndërhyrjet dhe duke përdorur teknologji apo sisteme që mundësojnë ruajtjen sa më shumë të asaj që është natyrale për organizmin. Në një epokë ku ritmi është i shpejtë dhe tendenca për të ndryshuar gjithçka, përfshirë edhe buzëqeshjen, është e lartë, filozofia e stomatologjisë mini-invasive shërben si një busull e qëndrueshme. Ndërsa tendencat diktojnë ndryshime të rëndësishme dhe ndërhyrje jo indiferente, mjeku mini-invaziv mbetet i përkushtuar ndaj ruajtjes së esencës natyrale. Shërbimet dentare nuk janë një projekt i shpejtë, por një udhëtim i kujdesshëm.

Duke përdorur dijet dhe teknologjinë dhe duke vlerësuar çdo detaj, Dr. Kreshnik Çota mundëson një kujdes kundrejt biologjisë së çdo pacienti, duke minimizuar ndërhyrjet dhe duke maksimizuar jetëgjatësinë e buzëqeshjes natyrale.

Në këtë kohë të “çmendur,” stomatologjia mini-invasive ofron një oaz të qetë dhe të qëndrueshëm, duke na kujtuar se shëndeti i vërtetë qëndron në ruajtjen e asaj që është natyrale.

Dr. Kreshnik Çota – CV

Specialist në Implantologji Monofazike

Eksperienca Profesionale & Akademike

2025: Anëtar i Kryesisë së Këshillit Rajonal të Urdhrit të Stomatologut, Tiranë
2021 e në vazhdim: Pedagog pranë Universitetit Aldent, Tiranë
2018: Referues në aktivitete shkencore dhe autor në Revistën Stomatologjike Shqiptare
2013: Referues në aktivitete shkencore dhe autor në
Revistën Stomatologjike Shqiptare

Pjesëmarrës aktiv dhe pasiv në konferenca brenda dhe jashtë vendit

2013-2021: Pedagog me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Mjekësisë Dentare QSUT
2012 e në vazhdim: Themelues dhe mjek stomatolog në klinikën private Aes Dental, Tiranë
2012-2014: Master Ekzekutiv në Implantologji dhe Protezë Dentare, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”
2012 – 2013: Pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin Amerikan, Fakulteti Mjekësor, Tiranë
2006 – 2012: Stomatolog në Itali me fokus në protezën implantare, pranë poliambulatorit privat “Annibale Soraci” Messina dhe “Giovanni Bona Dental Clinics” Torino
2006 – 2008: Fellowship në Università Europea Degli Studi “Franco Ranieri” dhe mjek ordinator pranë klinikës universitare
2006 – 2012: Pjesëmarrës në kurse, konferenca dhe trajnime pasuniversitare në Itali
2006: Nënshtrohet provimit të licencës për të ushtruar profesionin e mjekut stomatolog në Itali
2006: Diplomuar me rezultate të larta në Universitetin e Messina, Itali

Klinika AES Dental

Klinika AES Dental është një qendër e dedikuar për shëndetin dhe estetikën e buzëqeshjes. Ajo ofron një gamë të plotë shërbimesh dentare të kryera nga një ekip profesionistësh të profilizuar në sektorë të ndryshëm të dentistrisë. E themeluar me një vizion ku në qendër të vëmendjes është buzëqeshja e pacientit, klinika AES Dental është e paisur me teknologjinë e fundit dhe drejtohet nga një ekip profesionistësh të përkushtuar.

Në AES Dental, çdo pacient trajtohet me një vëmendje të veçantë duke marrë një plan trajtimi të personalizuar që i përshtatet nevojave individuale. Pëkushtimi i klinikës ndaj pacientëve të saj reflektohet gjithashtu në investimin e vazhdueshëm në azhurnimin e stafit kundrejt protokolleve dhe risive të shkencës dhe teknologjisë së avancuar.

AES Dental synon të jetë një partner i besueshëm për shëndetin oral të pacientëve, duke u ofruar atyre një buzëqeshje të shëndetshme dhe natyrale.

AES- Dental

Stafi AES Albania

Në zemër të suksesit të Klinikes AES Dental qëndron një ekip profesionistësh të cilët kanë kthyer pasionin e tyre për stomatologjinë në art. Çdo anëtar i stafit vlerësohet për ekspertizën e tij të kujdesshme, për përkushtimin ndaj pacientëve dhe dëshirën e vazhdueshme për të mësuar dhe për t’u përmirësuar.

Dr. Kreshnik Çota, themeluesi i klinikës, është një profesionist i shquar në fushën e stomatologjisë, i njohur për aftësitë e tij dhe përkushtimin ndaj praktikave mini invazive.

Por suksesi i klinikës nuk do të ishte i mundur pa kolegen e tij, Dr. Gjurxhi Zaimi, mjeke stomatologe e përkushtuar ndaj profesionit dhe me një ekspertizë të jashtëzakonshme drejt procedurave terapeutike me finalitet ruajtjen e dhembit.
Ata punojnë pa u lodhur për të siguruar që çdo pacient të ndihet i mirëpritur, i rehatshëm dhe i sigurt.

Me një kombinim të profesionalizmit, teknologjisë së avancuar dhe një qasje të përqendruar tek pacienti, stafi i klinikës AES Dental është i përkushtuar për të bërë të mundur që çdo pacient të arrijë një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur.

Na gjeni lehtësisht në adresën tonë:

sqAlbanian