AES Albania – Linjat Implantare
AES Albania nuk është vetëm distributor, por edhe një partner i besueshëm për klinikat dentare dhe kirurgët oral që afrohen me Implantologjinë Monofazike. Dr. Kreshnik Çota, përveç trajnimeve, u mundëson një suport fillestar çdo mjeku që afrohet me implantet Monofazike, duke nisur nga radiologjia deri në praktikën kirurgjikale. Angazhimi i kompanisë ndaj inovacionit dhe shërbimit të klientëve e bën AES Albania një lider në fushën e Implantologjisë Monofazike.
Këto linja implantare nuk mund të mos shoqërohen me një paisje fantastike, siç është Saldatricja Intraorale. Kjo paisje elektro-mjekësore mundëson stabilizimin e menjëhershëm të implanteve të pozicionuar në nofull. Duke njohur rëndësinë e saktësisë dhe efikasitetit të procedurave protetike implantare, kompania AES – Albania, nëpërmjet partnerit tonë zyrtar në Itali, mundëson këtë paisje për mjekët shqiptarë.
Implantet Monofazike
Implantet Monofazike janë dizajnuar me një fokus të veçantë në minimizimin e procedurave kirurgjikale invasive. Falë konformacionit gjeometrik që ato paraqesin, bëhet i mundur pozicioni i tyre mjaft thjesht në brendësi të nofullës, duke mbrojtur dhe ruajtur strukturën kockore. Fakti që implanti në vetvete përmban edhe monkonin protetik, eliminon nevojën për një fazë të dytë kirurgjikale dhe redukton kohën e trajtimit dhe shqetësimet për pacientin. Gjithashtu mundësohet aplikimi i menjëhershëm i protezës provizore, duke mundësuar në këtë mënyrë një rikthim të menjëhershëm të funksionit dhe estetikës së kompromentuar.
Këto implante janë në përbërje me titan të pastër (pa prani aliazhesh) në Titan grade të III, duke mundësuar përkuljen e monkonit protetik sipas kërkesave klinike dhe në Titan grade e IV, ku përkulja nuk është e mundur.
Linja Implantare
Linja implantare Monofazike Acerboni shquhet në tregun e implantologjisë dentare për inovacionin dhe efikasitetin e saj të jashtëzakonshëm. Ajo daton prej më shumë se 40 vitesh në tregun Italian dhe kjo falë cilësisë së lartë të produkteve të tyre.
Dizajni i sipërfaqes implantare është optimizuar për të nxitur rritjen e kockës (creeping effect) dhe trajtimi i sipërfaqes së implanteve bëhet në bashkëpunim me Politecnico di Milano, një nga institucionet më prestigjioze në Itali, për sa i përket trajtimit të sipërfaqeve të materialeve të ndryshme.
Lloji i Implantit
Implantet Monofazike që kemi në dispozicion janë:
– Implantet Monofazike Hibride
– Implantet Monofazike me Profil të Sistematikës Italiane
– Implantet Monofazike me Ball Attachment për Overdenture
– Implantet Monofazike Age
Saldatriçja Intraorale
Saldatriçja intraorale përfaqëson një përparim të rëndësishëm në implanto-protetikën dentare, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë, të saktë dhe të sigurt për saldimin e implanteve brenda gojës së pacientit. Kjo pajisje inovative është projektuar për të thjeshtuar procedurat protetike dhe për të rritur efikasitetin e punës në klinikën dentare.
Me një dizajn ergonomik dhe një ndërfaqe të lehtë për t’u përdorur, saldatriçja intraorale lejon implantologët të kryejnë saldimin e implanteve me saktësi të lartë dhe në kohë reale. Kjo pajisje eliminon nevojën për procedurat laboratorike të jashtme, duke kursyer kohë dhe duke minimizuar rrezikun e gabimeve.
Teknologjia e avancuar e saldimit të kësaj pajisjeje siguron një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme të strukturës implantare të fituar, duke garantuar rezultate të shkëlqyera për pacientët. Për më tepër, saldatriçja intraorale është projektuar për të minimizuar nxehtësinë e gjeneruar gjatë procesit të saldimit, duke mbrojtur indet përreth dhe duke rritur komoditetin e pacientit.
Saldatriçja intraorale është rezultat i kërkimeve të gjera dhe zhvillimit të vazhdueshëm, duke ofruar një zgjidhje të besueshme dhe të avancuar për profesionistët e protetikës dentare.
Barat e Titanit
Barat e titanit janë shufra në përbërje titani. Ato mundësojnë bashkimin e implanteve të pozicionuara në gojë duke arritur torkun akumulativ në strukturën implantare të fituar.
I gjeni në shitje në dy forma: në formë cilindrike dhe në form pllake.
Në përbërje janë në titan grade II dhe titan grade IV.
Përmasat e barave janë:
– Diametri 1.2mm në Titan grade IV
– Diametri 1.5 dhe 2 mm në Titan grade II
Saldatriçe Intraorale | Përdorimi
Trupi i makines është tërësisht modern dhe me touch screen, që mundëson impostimin e parametrave të nevojshëm për procesin e saldimit, sipas rastit të paraqitur.
Pedali shërben për dhënien e impulsit saldues në autonomi të plotë, duke lënë duar të lira për të vazhduar me manipulimin intraoral.
Doreza salduese, mjaft e lehtë dhe ergonomike, përmes bashkimit të buzeve të saj salduese mes implantit dhe barës titanit, mundëson sinkristalizimin e këtyre dy të fundit. Impulsi i nisur përcjell një temperaturë shumë të lartë prej 1860 gradë pa dëmtuar indet periimplantare, në një kohë mjaft të shkurtër (vetëm 4 ms).
Përdoret si në sistematikën implantare Monofazike, po ashtu edhe në sistematikën implantare bifazike.
Përdorimi i saldatriçes intraorale ofron një garanci të lartë për procesin e ngarkimit të menjëhershëm, duke qenë se realizon një stabilizim më të sigurt të implantit gjatë kalimit kritik nga stabiliteti primar implantar në stabilitetin sekondar implantar.
Gjithashtu, përmes procesit të saldimit, mundësohet një shpërndarje më efikase e ngarkesave që krijohen në gojë gjatë procesit të përtypjes.
Rezervoni një Takim me Dr. Kreshnik Çota
Nëse keni pyetje mbi trajnimet në fushën e stomatologjisë, shërbimet dhe trajtimet tona dentare apo dëshironi të rezervoni një konsultë me Dr. Kreshnik Çotën, na kontaktoni. Ekipi ynë do t’ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Plotësoni të dhënat për më shumë informacion
Dërgoni të dhënat tuaja dhe stafi ynë do t’ju asistojë për çdo pyetje ose kërkesë.