Dr. Kreshnik Çota
Mjek, Hulumtues dhe Pedagog
Çdo pacient meriton kujdes të veçantë dhe një personalizim të çdo plani trajtimi sipas kërkesave apo konditave individuale. Ky individualizim i procesit terapeutik, i bazuar në protokollet operative akademike, mundëson eliminimin e standardizimit të zgjidhjeve terapeutike që i ofrohen pacientëve.
Çdo pacient është i ndryshëm nga ai pararendës dhe kërkon një ndërhyrje të bazuar tek konditat e tyre klinike (orale dhe të përgjithshme) dhe atyre ekonomike.
Përveç praktikës së tij, Dr. Çota angazhohet gjithashtu në edukimin e pacientëve mbi rëndësinë e higjienës dentale dhe parandalimin e sëmundjeve të gojës. Ai është i njohur për qasjen e tij miqësore dhe për kujdesin e veçantë që ofron për çdo pacient, duke siguruar një përvojë komode dhe pa stres gjatë vizitave.
Përvojë Akademike në Villa San Giovanni (Itali), Amerikan (FMD), Aldent
Dr. Kreshnik Çota, një pedagog dhe emër i njohur, me një përvojë të pasur dhe të vlerësuar në fushën e implantologjisë dhe parodontologjisë. Ai ka një angazhim të thellë ndaj mësimdhënies dhe zhvillimit të studentëve, duke sjellë një qasje dinamike dhe interaktive në auditor.
Dr. Çota është i njohur për aftësinë e tij për të shpjeguar koncepte komplekse në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, duke i bërë studentët dhe kolegët të ndihen të motivuar dhe të përfshirë. Ai inkurajon mendimin kritik dhe krijues, duke i ndihmuar kolegët të zhvillojnë aftësitë e tyre analitike dhe praktike.
Përveç mësimdhënies, Dr. Çota është aktiv në projekte kërkimore dhe ka kontribuar në zhvillimin e fushës së tij përmes publikimeve dhe prezantimeve në konferenca. Ai është një anëtar i respektuar i komunitetit akademik dhe i Shoqatës Dentare Shqiptare.
Dr. Kreshnik Çota fillon përvojën e tij akademike në Itali, në qytetin e Villa San Giovannit, ku nga 2006-2008 bëhet pjesë e një stafi të kualifikuar mentoresh nëpërmjet një Fellowship-i të fituar në Universitetin Università Europea Degli Studi “Franco Ranieri” dhe mjek ordinator pranë klinikës së tyre universitare.
Pas një shkëputjeje disa vjeçare nga përvoja akademike, për t’iu dedikuar në Itali aspektit klinik të profesionit, në vitin 2012 kthehet në Shqipëri, ku angazhohet si pedagog dhe titullar i lëndës së Parodontologjisë pranë Universitetit Amerikan në Tiranë.
2013 – 2021 angazhohet si pedagog me kohë të pjesshme në Fakultetin e Mjekësisë Dentare Tiranë, në departamentin e Terapisë të këtij fakulteti, ku zhvillon seminaret dhe praktikat në lëndën e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale.
2021 e në vazhdim, pedagog me kohë të plotë pranë Universitetit Aldent, ku është titullar i lëndës së Parodontologjisë dhe Dentistrisë Paraklinike.
Trajnimet për Implantet Monofazike
Në këtë trajnim të specializuar, të organizuar me kujdes nga Dr. Kreshniku, ofrohet një mundësi e jashtëzakonshme për dentistët që dëshirojnë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në implantologjinë Monofazike. Programi është dizajnuar për të mbuluar të gjitha aspektet e kësaj teknike, si protokollet kirurgjikale ashtu dhe ato protetikore.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë teknikat më të fundit të implantimit Monofazik, duke përfshirë planifikimin e trajtimit, zgjedhjen e implantit, teknikat e vendosjes dhe protokollin e ngarkimit të menjëhershëm, leximin e CBCT me këndvështrim Monofazik.
Një element tjetër mjaft i rëndësishëm, i trajtuar në formën më të plotë të mundur, si në asnjë trajnim tjetër të mbajtur për implantologjinë orale, është shtjellimi i insukseseve apo dështimeve implantare. Pikërisht sepse të mësosh nga gabimet e tua është një luks i tepruar, Dr. Kreshniku i ka dedikuar një ditë të plotë dështimeve dhe insukseseve implantare dhe mënyrës sesi të rekuperohen. Mjekë ndërkombëtarë me një përvojë 30 vjeçare në fushën e implantologjisë orale dhe Monofazike do përcjellin eksperiencën e tyre dhe TIPS and TRICKS për t’u përballur me dështimin në qetësi të plotë.
Pjesëmarrja Aktive në Konferenca
Dr. Kreshnik Çota ka një histori të gjatë prezantimesh në konferenca shkencore. Tematikat e përzgjedhura janë të larmishme dhe i referohen aspekteve të rëndësishme të sferës së implantologjisë orale, formave të ndryshme të parandalimit të patologjive orale dhe sistemike, si dhe dentistrisë në pacientë me aftësi të kufizuara.
Më poshtë do të gjeni momente të ndryshme përgjatë prezantimeve orale në konferenca brenda dhe jashtë vendit.
Konferenca e Parë e Implantologjisë Monofazike
Konferenca e parë mbi Implantologjinë Monofazike, e organizuar nga Dr. Kreshnik Çota, shënoi një moment të rëndësishëm në fushën e implantologjisë dentare në Shqipëri. Kjo ngjarje u shndërrua në një platformë dinamike për shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave më të fundit në këtë fushë të specializuar.
E ndërmarrë me qëllimin për të avancuar sistematikën implantare Monofazike në Shqipëri, konferenca mblodhi një numër të konsiderueshëm profesionistësh të fushës, duke përfshirë mjekë stomatologë, specialistë të implantologjisë dhe studiues. Ata ndanë njohuri dhe eksperienca të vlefshme mbi këtë teknikë inovative të implantologjisë, duke diskutuar avantazhet e saj në raport me qasjet tradicionale.
Dr. Çota, i njohur për kontributin e tij të vazhdueshëm në promovimin e teknikave inovative, drejtoi konferencën me një pasion të dukshëm, duke theksuar përfitimet dhe sfidat e Implantologjisë Monofazike. Përmes prezantimeve të detajuara, diskutimeve të hapura dhe sesioneve praktike, pjesëmarrësit patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të përditësohen me zhvillimet më të fundit në fushë.
Konferenca jo vetëm që shërbeu si një forum për shkëmbimin e ideve, por edhe si një katalizator për bashkëpunimin dhe avancimin e praktikës dentare në vend. Ajo promovoi një qasje të bazuar në prova shkencore, duke nxitur bashkëpunimin midis profesionistëve të fushës dhe duke hapur rrugën për një implantologji më të avancuar dhe të aksesueshme për pacientët shqiptarë.
Publikime Shkencore
Dr. Kreshnik Çota, një emër i respektuar në komunitetin dentar shqiptar, shquhet për kontributin e tij të vazhdueshëm përmes publikimeve shkencore. Fillimisht, ai kontribuoi në blogun mjekësor Doctor Besi Medical Information, ku mbulonte sektorin e publikimeve në fushën e stomatologjisë dhe më pas në platformën ISSUU.
Doktor Çota nuk është vetëm një mjek klinicist, por gjithashtu një studiues i pasionuar që ndan me kolegët dhe studentët një burim të vlefshëm informacioni. Ai ka ndihmuar jo vetëm në formimin e gjeneratave të ardhshme të stomatologjisë, por gjithashtu ka mundësuar informacion të vlefshëm për audiencën e gjerë, duke kontribuar në përmirësimin e shëndetit oral të pacientëve.
Në një epokë ku informacioni dixhital është thelbësor, komuniteti dentar shqiptar përballej me një sfidë të madhe: mungesën e theksuar të materialeve të specializuara në gjuhën shqipe. Në këtë kontekst, publikimet e Dr. Kreshnik Çota marrin një rëndësi të veçantë. Duke njohur këtë boshllëk, Dr. Çota, me një përkushtim të jashtëzakonshëm, mundësoi artikuj dhe informacione në formën e librave dhe manualeve me spektrin dentar, të cilat janë të rëndësishme për kolegët dhe studentët.
Dr. Kreshnik Çota
Mjekësisë, degën e Stomatologjisë, në Universitetin e Messinës, ku u dallua për arritjet akademike dhe përkushtimin ndaj pacientëve. Po në të njëjtin vit iu nënshtrua provimit të licensimit në Itali, ku dhe fitoi të drejtën e ushtrimit të profesionit të mjekut stomatolog në territorin Italian dhe Bashkimin Europian. Përgjatë rrugëtimit të tij universitar frekuentoi rregullisht repartin e Kirurgjisë Orale Universitare me interes të veçantë kundrejt ndërhyrjeve me aspekt mini-invaziv të rehabilitimeve implanto-protetikore. Pas diplomimit ushtron për 7 vjet profesionin e mjekut stomatolog në Itali, në Messina dhe Pinerolo përkrah një ekipi ekselent kirurgësh oral dhe maksilofacial. Pas akumulimit të një formimi të mirë profesional dhe akademik, kthehet në vendlindje.
Përveç praktikës së tij, Dr. Çota është anëtar i Shoqatës Dentare Shqiptare dhe merr pjesë rregullisht në konferenca dhe seminare për të qëndruar i përditësuar me zhvillimet më të fundit në fushën e stomatologjisë.
Rezervoni një Takim me Dr. Kreshnik Çota
Nëse keni pyetje mbi trajnimet në fushën e stomatologjisë, shërbimet dhe trajtimet tona dentare apo dëshironi të rezervoni një konsultë me Dr. Kreshnik Çotën, na kontaktoni. Ekipi ynë do t’ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Plotësoni të dhënat për më shumë informacion
Dërgoni të dhënat tuaja dhe stafi ynë do t’ju asistojë për çdo pyetje ose kërkesë.