Trajnimet për Implantet Monofazike

Ky trajnim është projektuar me synim të qartë që të transformojë konceptet teorike në aftësi klinike të matshme. Suksesi është rezultat i kombinimit të ngushtë të njohurive me praktikën e drejtpërdrejtë në pacient dhe, për rrjedhojë, ky proces formues do ju suportojë nga auditori në sallën e operimit.

Është një mundësi unike për të fituar aftësi klinike të vlefshme dhe për të arritur suksese në fushën e implantologjisë, edhe në kushte të vështira klinike dhe anatomike që do paraqiten në punën e përditshme.

Rrugëtimi një vjeçar i këtij trajnimi nuk është vetëm një seri leksionesh, por një udhëtim transformues ku ju do shikoni një implanto-protezë krejt ndryshe nga ajo që njihni.

Si dhe pse lindi si trajnim?

Fillimet e këtij trajnimi datojnë në 2019, në një diskutim miqësor mes kolegësh. Kërkesa për një alternativë të vlefshme nga implantologjia tradicionale dhe dëshira e Dr. Kreshnikut për të hedhur dritë mbi një sistematikë implantare të lënë fatkeqësisht në harresë konkretizoi trajnimin e parë teoriko-praktik të Implantologjisë Monofazike Bashkëkohore.

Cili është qëllimi i këtij trajnimi?

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është evidentimi i potencialit të madh operativ që sistematika Monofazike i ofron mjekut stomatolog. Falë thjeshtësisë proceduriale që sistematika ofron, e gërshetuar me protokollet kirurgjikale dhe protetikore rigoroze të konsoliduara ndër dekada dhe me follow-up-e të shumta, u përcjell mjekëve pjesëmarrës njohuri teorike dhe aftësi praktike, me qëllimin që të jenë më të sigurt në rehabilitimet implanto-protetikore në kushte klinike të vështira.

Çfarë përfitojnë mjekët nga ky trajnim?

Ky është një trajnim BRAND-FREE që lind nga kliniku dhe i drejtohet klinikut, ku nuk shitet asgjë (implante/kite), por ka vetëm përfitime profesionale. Çdo mjek që merr pjesë në këtë trajnim minimalisht krijon një horizont të ri mbi implantologjinë orale.
Mjekët arrijnë të realizojnë rehabilitime nga më të ndryshmet, duke nisur nga një monoedentuli deri te overdenture në pacientë me atrofi kockore, me patologji të ndryshme sistemike, ku kërkohen ndërhyrje mini-invazive dhe me kushte ekonomike të reduktuara.

Komente nga Kolegë

Komente nga kolegët pjesëmarrës në trajnimin një vjeçar teoriko-praktik të Implantologjisë Monofazike Bashkëkohore.
Një kurs i specializuar që hap horizonte të reja

Kam ndjekur kursin 1-vjeçar të Implantologjisë Monofazike Bashkëkohore të realizuar nga Dr. Kreshnik Çota dhe kam ngelur shumë i kënaqur nga nocionet teorike të asimiluara dhe nga mënyra e thjeshtë e përcjelljes së tyre. Gjithashtu, ndërlidhja e teorisë me praktikën ka qenë fantastike. Falë këtij trajnimi, më është hapur një horizont i ri në fushën e implantologjisë dentare dhe ndjehem më konfident në rehabilitimin e kreshtave atrofike.

Dr. Ilirian Palushi
Palushi Dental
Një mundësi e jashtëzakonshme për profesionistët

Si kirurg oral dhe pas 5 vitesh përdorimi të suksesshëm të Implanteve Monofazike, trajnimet për këto implante janë një mundësi e jashtëzakonshme për çdo profesionist që dëshiron të përmirësojë aftësitë e tij. Ky trajnim i kombinuar, me një balancë të shkëlqyer mes teorisë dhe praktikës, më ofroi një kuptim të thellë të teknologjisë moderne të implantologjisë. Përmes metodave të avancuara dhe materialeve të cilësisë së lartë, ndjeva se po merrja aftësi të reja që mund t’i aplikoj menjëherë në praktikën time. Cilësia e implantit dhe mbështetja gjatë trajnimit më dhanë besim të plotë për përdorimin e këtyre implanteve te pacientët e mi. Pas 5 vitesh përdorimi të këtyre implanteve me sukses, mund të them me siguri se janë një zgjedhje e shkëlqyer për kirurgët oralë që kërkojnë rezultatet më të mira. E rekomandoj fuqimisht për çdo profesionist që kërkon të zhvillohet në implantologji.

Dr. Artan Berisha
Dental Clinic Center – Dr. Artani
Njohuri të avancuara për implantologjinë e avancuar

Jam Sokrat Morina, Mjek Stomatolog. Kam ndjekur trajnimin “Implantologjia Monofazike Bashkëkohore” me Dr. Kreshnikun. Përmes këtij trajnimi kam marrë njohuritë e duhura për implantimin në një fazë me sukses te pacientët me atrofi kockore të theksuar, duke shmangur shtimin e grafteve kockore, sinus lifting dhe mundësinë e ngarkimit të menjëhershëm protetikor.

Dr. Sokrat Morina
Ordinanca Stomatologjike MODENT
Një trajnim i paçmueshëm për çdo kirurg oral

Kursi 1-vjeçar i Implantologjisë Monofazike Bashkëkohore ka qenë një eksperiencë jashtëzakonisht e vlefshme. Nocionet teorike të përvetësuara dhe mënyra e qartë e përcjelljes së tyre e kanë bërë këtë trajnim shumë efektiv. Ajo që e ka dalluar këtë kurs është ndërthurja e shkëlqyer e teorisë me praktikën, duke më dhënë më shumë siguri në rehabilitimin e kreshtave atrofike. Ky trajnim ka forcuar aftësitë e mia profesionale dhe më ka bërë të ndihem edhe më i përgatitur në fushën e implantologjisë dentare. Një përvojë e shkëlqyer, të cilën e rekomandoj për këdo që dëshiron të avancojë në këtë fushë!

Dr. Shqiponje Gashi

Trajnimi për Endodonti

Trajnimi për endodonti i realizuar në bashkëpunim me një nga mjekët më në zë të momentit në Itali. Dr. Giovanni Messina është mjek stomatolog me specialitet trajtimin e patologjive dentare. Aktualisht është opinion leader dhe mban kurse dhe konferenca të shumta në Itali.

Edhe pse jashtë sferës së influencës implantare, u mundësua ardhja e Dr. Messina në Tiranë për të ndarë me kolegët shqiptarë përvojën teorike dhe aftësitë praktike në një trajnim ku çdo mjek pjesëmarrës pati mundësinë të aplikojë nëpërmjet hands-on në dhëmbë të ekstraktuar konceptet teorike të asimiluar gjatë leksionit.

Qëllimi dhe rëndësia e këtij trajnimi

Qëllimi i këtij trajnimi është shpërndarja e nocioneve të rëndësishme për çdo mjek që ka për finalitet trajtimet e patologjive dentare me një këndvështrim mini invaziv. Dr. Messina, nëpërmjet protokollit të kodifikuar dhe instrumentave të gjeneratës së fundit, mundëson një trajtim radicular mini-invaziv.

Ruajtja e strukturës dentare çon në sukses operativ afatgjatë dhe redukton ndjeshëm striping-un dhe frakturat radikulare. Rëndësia e këtij trajnimi lidhet pikërisht me benefitet e fituara nga asimilimi i nocioneve të dhëna. Mini invaziviteti është çelësi i suksesit në çdo fushë të mjekësisë dentare dhe jo vetëm.

sqAlbanian